Situata me pandeminë COVID-19 në Kosovë është lehtësuar dukshëm.

Në tërë vendin aktive janë vetëm 186 raste. Ndërsa gjatë ditës së djeshme rezultuan 15 raste pozitive, kurse nuk pati viktima.

“Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Deri më tani kanë vdekur 2,250 qytetarë. Sot janë shëruar 67 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.174.

Në total numri i rasteve aktive është 186”, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK-së.

Ndërsa në 24 orët e fundit janë dhënë 7.492 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 110.097 doza të vaksinës.

Deri më sot 13.149 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./TV Malisheva

Share.