Në QKUK dhe spitalet rajonale po trajtohen vetëm 54 pacientë të konfirmuar me COVID-19. Ndërsa 96 pacientë janë në oksigjenoterapi.
“Në bazë të raportimeve nga klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitar të Kosovës dhe spitaleve të përgjithshme, në trajtim janë 131 pacientë, prej tyre 54 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë. 3 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore, kurse 96 me oksigjeno-terapi“, thuhet në raportin e SHSKUK-së:
Në QKUK janë të shtrirë 87 pacientë
2 prej tyre në gjendje të rënduar
27 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë
71 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave
Klinika Infektive, 26 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 61 pacientë
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 44 pacientë
27 të konfirmuar pozitivë
25 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme
Spitali i Prizrenit, 7 pacientë
Spitali i Gjakovës, 4 pacientë
Spitali i Pejës, 16 pacientë
Spitali i Gjilanit, 8 pacientë
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 2 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 5 pacientë /TV Malisheva