Vetëm një pacient është duke marrë trajtim në Klinikën Infektive i prekur me Covid-19, ka bërë të ditur drejtori Arben Vishaj.
Vishaj ka deklaruar se gjendja e tij është e mirë dhe se nuk ka kërkesa për spitalizim.
“Për momentin e kemi një pacient që është me Covid-19. Herë pas here kemi raste në mënyrë sporadike por nuk kemi forma siç i kemi pasur më parë forma shumë të rënda klinike dhe nuk kemi kërkesë për spitalizim çfarë i kemi pasur në periudhat tjera të viteve të kaluara”, u shpreh Vishaj.
/TV Malisheva