Një burri në Mitrovicë ka pësuar lëndime trupore, pasi që aksidentalisht i ka shkrepur revolja derisa ishte duke e pastruar.
I aksidentuari ka pranuar tretman mjekësor, ka raportuar policia. Atij i është sekuestruar një revole me gjashtë fishekë dhe një gëzhojë.
“Mitrovicë Jugu 16.08.2022 – 00:05. Një mashkull sh/k ka pësuar lëndime trupore, pasi që aksidentalisht i ka shkrepur revolja derisa ishte duke e pastruar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Nga i njëjti është sekuestruar një revole me gjashtë fishekë dhe një gëzhojë. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.
/TV Malisheva