Lëvizjes Vetëvendosje është deklaruar se nuk do ta votojnë ligjin për rishikimin e buxhetit të shtetit i cili parasheh riorganizim të buxhetit për të ndihmuar qytetarët dhe bizneset në kohë pandemie.
Deputetët e VV-së, Rexhep Selimi dhe Hekuran Murati, duke folur në hapje të seancës thanë se nuk do ta votojnë buxhetin, ndërsa kanë kritikuar kryeministrin Avdullah Hoti për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për buxhetin.
Deputetët e VV-së po ashtu nuk morën pjesë fare në votim për ta trajtuar ligjin për buxhetin.
Seanca e jashtëzakonshme për rishikimin e buxhetit megjithatë po vazhdon dhe deputetët janë duke diskutuar mbi amendamentet propozuara./Tv Malisheva