Juristi i njohur, Dastid Pallaska ka zbuluar se Vetëvendosje në kërkesën e saj në Gjykatën Kushtetuese për dekretimin e Avdullah Hotit si kandidat për kryeministër, e ka cituar Kushtetutën e Serbisë.
Kjo, pëkundër se neni 182 i kësaj Kushtetute përcakton se “Kosova është pjesë e Serbisë”.
Një akt i tillë i VV-së, sipas Pallaskës është i turpshëm për Lëvizjen Vetëvendosje.
“Është hera e parë që pas pavarësimit të vendit që në dokumente zyrtare nga bartës të funksioneve publike legjitimohet një dokument që e mohon shtetësinë e Kosovës!”, ka thënë Pallaska.
Postimi i plotë i Pallaskës:
E pabesueshme.
Lëvizja Vetëvendosje citon Kushtetutën e Serbisë në kërkesën e vet në Gjykatë Kushtetuese përkundër faktit që Neni 182 i kësaj Kushtetute përcakton se “Kosova është pjesë e Serbisë.”
Kjo Kushtetutë nuk ishte dashur të citohej edhe nëse do të ishte e vetmja që i shërben argumenteve të Lëvizjes Vetëvendosje në këtë rast.
Është hera e parë që pas pavarësimit të vendit që në dokumente zyrtare nga bartës të funksioneve publike legjitimohet një dokument që e mohon shtetësinë e Kosovës!
E turpshme edhe për Lëvizjen Vetëvendosje!./ Tv Malisheva