Kryesuesi të grupit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Malishevë, Alban Krasniqi, ka njoftuar se ka marr iniciativën për mbajtjen e mbledhjes së jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal për të diskutuar mbi gjendjen e rënduar nga Covid-19.

Postimi i plotë:

Situata e krijuar nga COVID-19 në Malishevë është e rënduar-Mbajtja e seancës së jashtëzakonshme është e domosdoshme

Grupi i anëtarëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka filluar iniciativën për mbajtjen e mbledhjes së jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal për të diskutuar mbi gjendjen e rënduar nga Covid-19 dhe masat shtesë që duhet ndërmarrë sa më parë për adresimin e nevojave dhe problemeve të krijuara nga pandemia e cila deri me tani ua ka marrë jetën 10 qytetarëve të komunës sonë.

Deri me tani iniciativën tonë e kanë përkrahur edhe grupi i anëtarëve të Kuvendit Komunal nga AAK, por fatkeqësisht ende nuk ka gatishmeri për ta mbështetur këtë iniciativë nga grupet e anëtarëve të Kuvendit Komunal nga radhët e Nismës Socialdemokrate, PDK-së dheLDK-sė, të cilave u bëjmë thirrje që ti përgjigjen thirrjes sonë në mënyrë që tu dalim në ndihmë qytetarëve duke ndarë mjete buxhetore për tejkalimin e gjendjes, si dhe duke e obliguar qeverinë lokale për marrjen e masave efikase në zbatim të udhëzimeve dhe vendimeve të Kuvendit Komunal.

Share.