Një 48-vjeçar i ka dhënë fund jetës mesditën e kësaj të premteje në shtëpinë e tij në Shkodër.
Policia e Shqipërisë ka njoftuar se shtetasi me inicialet A.Xh është vetëvrarë me armë gjahu.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Rreth orës 13:20, në lagjen “Naim Gjylbegu”, Shkodër, dyshohet se është vetëvrarë më armë gjahu, në banesën e tij, shtetasi A. Xh., 48 vjeç.” /TV Malisheva