Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur dje në Veternik të Prishtinës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, raportohet se një i dyshuar i panjohur derisa ka qenë duke lëvizur me veturë me targa lokale ka goditur motoçikletën që drejtohej nga viktima mashkull kosovar dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Si pasojë e aksidentit, viktima ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. /TV Malisheva

Share.