Gjermania po përballet me përmbytje ditëve të fundit si pasojë e reshjeve të shumta të shiut.
E nga këto përmbytje kanë pësuar shumë prej banorëve të zonave të përmbytura – një ndër ta edhe këngëtari i njohur Ardian Bujupi.
Ai ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale disa imazhe, duke treguar se si vetura e tij luksoze e tipit Mercedes përfundoi nën ujë.
Në fotografinë e publikuar në Instagram, shihen edhe ekipet e shpëtimit, të cilat kishin dalë në terren për t’ju gjendur pranë banorëve.
Ndërkohë në hapësirën për komente të shumtë ishin personat që shprehën gatishmërinë për t’i ndihmuar në këtë situatë.
Më pas, ai për t’i qetësuar fansat, publikoi edhe një tjetër imazh në InsatStory pasi kishte pushuar, duke shkruar se “gjithçka ishte një ëndërr”, si për të dashur që ta qetësojë veten pas asaj që ndodhi. /TV Malisheva