Kristina Dmitrenko, e cila ka fituar medaljen e artë në biatlon, në Olimpiadën e të rinjve në vitin 2016, i është bashkuar luftës kundër Rusisë dhe tani merr në shënjestër trupat ruse.
22-vjeçarja, e cila ka qenë më e mira e grupmoshës së saj në sportin që kombinon skinë dhe qitjen me pushkë, thotë: “Kurrë nuk e mendoja se do të luftoja një ditë. Kam nishan të mirë, kështu që pushtuesit nuk kanë shans”.

Vajza nga Chernihiv po përgatitej për një turne në Itali, kur shpërtheu lufta në vendin e saj.
“Kam zëvendësuar pushkën e biatlonit me një automatik. Çfarëdo arme që të kem në duar, do të luftoj deri në fund. Nuk e kam frikë armikun”, thotë Dmitrenko.
/TV Malisheva