Pasditen e sotme në Lagjen e Spitalit në Prishtinë ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri. Si pasojë e kësaj katër persona janë plagosur, e më pas njëri prej tyre ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare
Gazeta Express ka siguruar video grafike nga momenti kur një person ka shtënë ndaj viktimave.
Para se të mbërrijë policia dhe autoambulancat në trotuaret e një ndërtese në lagjen e Spitalit kanë qëndruar të shtrirë persona të përgjakur nga goditjet me armë zjarri. Ndërkohë që është filmuar edhe dorasi duke e qëlluar njërin nga viktimat.
Motivet e tragjedisë kanë të bëjnë me çështje pronësore, ndërkohë që bëhet e ditur se në konflikt janë përfshirë dy familje. Viktima janë babai dhe dy djemtë e tij, por prokurori nuk ka mundur të konfirmojë se cili është personi që ka vdekur si pasojë e plagëve.