Këngëtarja shqiptare Rita Ora në muajin Maj ishte në Kosovë.

Bashkë me organizatën humanitare UNICEF, ajo vizitoi disa nga familjet e varfra në vendin tonë

Artistja me origjinë shqiptare, që jeton në Londër, kishte treguar se është prekur tejet shumë kur ka vizituar këto familje.

Përveç imazheve dhe videove të publikuara kur Rita ishte në Kosovë, në kuadër të 30 vjetorit të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve është publikuar edhe një video e re e Ritës.

Shikojeni videon e plotë, ku këngëtarja bën thirrje për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve

Share.