Një turist 24-vjeçar është shpëtuar nga forcat e policisë në kanionet e Gjipesë.

Policia bën me dije se 24-vjeçari ishte rrëzuar dhe kishte pësuar frakturë në njërën këmbë.

Ai u nxora mes shkëmbinjve pas disa orësh me ndihmën e alpinistit Kosta Xhaho.

I riu polak është transportuar për ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

/TV Malisheva

Share.