Ministrja në detyrë e MKRS-së, Vlora Dumoshi sot ka qenë për vizitë në Gjakovë.

Bashkë me kreun e komunës, Ardian Gjinin dhe disa ish-futbollistë me nam nga qyteti i dashuruar pas futbollit, vunë gurthemelin e stadiumit të ri

Të dytë u shprehën të lumtur për këtë investim, ndërsa pak kohë para gjestit solemn, u takuan, për të diskutuar lidhur me projektet tjera sportive.

“Stadiumi i qytetit do të jetë një vepër e rëndësishme, e cila përveç që do të ofrojë një strehë të mirë për futbollistët dhe adhuruesit e futbollit, në të njëjtën kohë do të jetë edhe një vepër e bukur arkitektonike me të cilën do të mburret Gjakova”, ka thënë Gjini.

Dumoshi ndërkaq, ka thënë se Gjakova si qytet por edhe njerëzit e saj si sportdashës të pasionuar, e meritojnë një objekt të tillë, prandaj edhe është shprehur tejet e lumtur që një gjë e tillë po mundësohet më në fund..

Share.