Andre Villas-Boas konfirmoi qëndrimin e tij në drejtim të Marseille edhe për një tjetër sezon, pavarësisht situatës aspak të këndshme të shkaktuar nga largimi i drejtorit sportiv, Andoni Zubizarreta.
Pas shumë bisedimesh me pronarin e klubit, Frank McCourt dhe me presidentin Jacques-Henri Eyraud, trajneri portugez konfirmoi dëshirën për të vazhduar punën e nisur me skuadrën franceze.
Nën drejtimin e 42-vjeçarit Marseille këtë sezon të mbyllur para kohe për shkak të pandemisë së COVID-19 u rendit në vendin e dytë pas Paris Saint Germain me 65 pikë të grumbulluara./ Tv Malisheva