Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka kërkuar që të gjitha palët ta respektojnë vendimin e Kushtetueses.

Me anë të një postimi në Twitter, ajo ka thënë se ndryshimet duhet të kërkohen në zgjedhje e radhës.

Sipas saj, një reagim nga populli, mund të jetë i kuptueshëm, por nuk i zgjidh problemet.

“S’ka alternativë tjetër përpos pranimit të vendimit të Kushtetueses. Nëse dëshironi ndryshime politike, duhet t’i kërkoni në zgjedhjet e radhës. Një reagim nga “populli” mund të jetë i kuptueshëm, por nuk ndihmon në zgjidhjen e problemit”, ka thënë Von Cramon./ Tv Malisheva

Share.