Tërmeti shkatërrues me pasojë dhjetëra viktima ka solidarizuar edhe emrat më të njohur shqiptarë dhe botërorë nga bota e artit apo futbollit.
Ata kanë ofruar ndihmën e tyre shpirtërore dhe financiare për banorët e mbijetuar, të cilët kanë mbetur në mëshirë të fatit.
Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha ka lënë turin dhe po niset drejt Shqipërisë për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti.
Me anë të një video në Instagram, Bebe shprehet në gjuhën angleze, se do të lërë turin e saj për dy ditë që të vijë në Shqipëri në mënyrë që t’i dorëzojë vetë paratë që ka mbledhur dhe të sigurohet që do përdoren në mënyrën më të mirë të mundshme.
Ajo gjithashtu do të jetë në terren për të ndihmuar njerëzit që po kalojnë mbrëmjet jashtë në çadra.
“Dëgjova për tërmetin që ka prekur Shqipërinë dhe do të nisem për andej që të ndihmoj të prekurit me ushqime, ujë apo për tu gjetur një banesë. Dua të sigurohem që cdo dollar që është dhënë për t’I ndihmuar do të jepët në mënyrën më të drejtë të mundshme. Ju falenderoj tqë gjithëve për ndihmën që po jepni”, është shprehur Bebe.