Të qenurit vegan në vendin tonë është sfidë për shumë arsye. Mirëpo, ata që vendosin të hyjnë në rrugën vegane, ballafaqohen me disa vështirësi. Prandaj sjellim një recetë krejt ndryshe.
Veganët janë të prirur që të konsumojnë ushqim më të shëndetshëm, por janë ende të varur disi nga ushqimet e tyre të preferuara, shpesh receta me përbërje të mishit.
Në vendin tonë tashmë janë prezente produkte si virshlle dhe pleskavica vegane nga Grill House.
Më poshtë gjeni një recetë me virshllet vegane, tejet e shijshme dhe që do t’iu ofrojë ndjenjën e recetave të preferuara nga e kaluara… por kësaj radhe pa mish!
Pëbërësit:
2 gota me pastat e preferuara, të ziera
2 qepë të prera
Një spec i gjelbër i prerë fije fije
Një spec i kuq i prerë fije fije
Një pjatë me domate të prera
Gjysmë luge origano
Gjysmë luge basilikë
Gjysmë luge verë të kuqe (opsionale)
Salcë domatesh
Hudhër
Përgatitja: 60 minuta, për 6 persona
Përgatitni 2 gota nga pastat e preferuara dhe më pas i thani ato.
Preni qepët dhe specat fije fije.
Preni 2-3 virshlle në gjysmë.
Perimet i piqni në një tigan të madh, hidhni ujë që të mos ngjiten.
Hidhni pak hudhër.
Shtoni domatet dhe salcën e domateve.
Hidhni virshllet dhe pastat për t’i pjekur bashkë me perimet, për 4-5 minuta servoni përgatitjen tuaj. /TV Malisheva