Anglia është përballuar me 11.000 raste të reja të Covid-19 edhe pse janë vaksinuar 80 % e popullsisë së rritur.

Kjo e detyroi kryeministrin Boris Jonson të shty datën e lirës së madhe për anglezët parashikuar me 21 Qershor.

Qeveria angleze me këtë shtyrje shpreson ta shtojë numrin e vaksinimeve.

Statistikat tregojnë se më shumë se 42 milion qytetarë kanë marrë dozën e parë të vaksinës ndërsa 30.6 milion të dyja dozat.

Professor Chris Whitty parashikon që numri rasteve të reja pozitive të pësojë rritje në javët në vazhdim që do të thotë më shumë persona të shtruar në spital dhe shtim jetësh të humbura.

“Është e pasigurt sa e madhe do të jetë vala e re e javëve të ardhshme sikurse ajo në vjeshtë” ka deklaruar professor Whitty.

Do të duhen të paktët 5 vite theksoi ai që vaksinimi të vendosë një vijë ndarëse me mutacionet e reja.

Rastet e varianit Delta në Angli u rritën nga 33.630 në javën e parë të qershorit duke shkuar ditët e fundit një total prej 75,953, ose 79% rritje me një javë më parë./TV Malisheva

Share.