Vitaminat konsiderohen si mburoja më e mirë e syve, mungesa e tyre në organizëm shfaq problem në shikim, por jo vetëm.

Problemet e syve mund të shfaqen dhe nga përdorimi i tepërt i aparateve teknologjike, por edhe nga mosha.

Këto janë vitaminat dhe mineralet e nevojshme që ndikojnë drejtpërsëdrejti në shëndetin e syve:

Vitamina A është shumë e rëndësishme për sytë. Përmbajtja e kësaj vitamine në organizëm ndihmon që njeriu të shikojë qartë edhe në errësirë ose në dritë të pakët. Mungesa e kësaj vitamine e dëmton ndjeshëm shikimin.

Vitamina C ndikon gjithashtu në përmirësimin e shikimit. Studiuesit thonë se prania e kësaj vitamine e ul me 33% rrezikun e problemeve në shikim.

Vitamina E është një antioksidues i fuqishëm që lufton radikalet e lira të cilat dëmtojnë shumë organet e trupit. Radikalet e lira dëmtojnë proteinat e syrit të cilat shkaktojnë mjegullim në shikim.

Zinku lehtëson rrugëtimin e vitaminës A nga mëlçia te retina e syrit ku edhe prodhon melaninën, shkruan periskopi. Ky pigment mbron sytë nga rrezet ultra vjollcë. Një ushqyes tjetër i nevojshëm janë acidet  yndyrore omega-3, të cilat shërbejnë si mburojë e retinës, por edhe lehtësojnë qarkullimin e gjakut drejt syve.

/TV Malisheva

Share.