Prodhuesit e telefonave Android kanë shfaqur disa modele të shkëlqyeshme në vitin 2020, por 5G po shkatërron festën që mund të bëhej për secilin prej tyre.
Në të vërtetë, 5G është duke i bërë telefonat më të shtrenjtë se kurrë më parë, ose deri në 200 dollarë shtesë mbi modelet paraprake që janë lansuar në vitin 2019.
“5G paraqet shumë më shumë sfida teknike krahasuar me 4G,” drejtori i përgjithshëm i OnePlus, Pete Lau i tha Business Insider në një intervistë në mars, “çmimet në të gjithë zinxhirin e furnizimit, nga lëndët e para e deri në procesorët, të gjitha po rriten përgjithësisht në industri.”
Merrni shembull serinë më të fundit të Galaxy S20 të Samsung. Kostoja minimale e çmimit për Samsung-un më të fundit dhe më të madh është 1.000 dollarë. Vitin e kaluar, Galaxy S10 filloi me 900 dollarë. Dhe, më i madhi, Galaxy S20 Plus (1,200 dollarë) kushton 200 dollarë më shumë sesa Galaxy S10 Plus i vitit të kaluar.
Poashtu, OnePlus 8 Pro i lëshuar në vitin 2020 është 230 dollarë më i shtrenjtë se OnePlus 7 Pro i vitit 2019. Disa nga kjo rritje të çmimeve mund t’i atribuohen tipareve të reja premium që OnePlus i shtoi OnePlus 8 Pro. Megjithatë, përfshirja e teknologjisë 5G gjithashtu luajti një rol masiv në rritjen e çmimeve të OnePlus 8 Pro, konfirmoi Lau.
5G është teknikisht tashmë këtu, por është në dispozicion vetëm në vende të caktuara të qyteteve të caktuara në SH.B.A. Nuk është aspak një rrjet i përhapur me të cilin të gjithë mund të lidhen.
Progresi dhe inovacioni si 5G është i mirë, dhe nuk është e pazakontë që teknologjia e re kushton më shumë. Por, cili është kuptimi për të paguar për teknologjinë 5G nëse nuk mund të lidheni akoma me të?
Nëse telefonat Android të vitit 2020 janë shumë shtrenjtë për shijen tuaj, ju mund të vendosni të blini cilindo nga telefonat Android pak më të vjetër dhe më pak të shtrenjtë që nuk vijnë me.
Në mesin e telefonave që veçanërisht rekomandohen për tu blerë është modeli 500 dollarësh i OnePlus 7T që është një model i vitit 2019./ Tv Malisheva