Ministria e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë informoi sot se viti akademik 2022-2023 në institucionet e arsimit të lartë do të nisë në datën 17 tetor 2022 dhe do të mbarojë në datën 29 shtator 2023.
MAS kërkoi nga institucionet publike të arsimit të lartë që në përfundim të regjistrimit të kandidatëve fitues, të dërgojnë në të gjitha ndërmarrjet “Trajtimi i studentëve” sh.a., listën e studentëve të regjistruar sipas programeve të studimit dhe fakulteteve përkatëse.
Për zbatimin e këtij urdhri ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Zhvillimit të Arsimit dhe Sportit, Qendra e Shërbimeve Arsimore si dhe institucionet e arsimit të lartë.
21 mijë maturantë do të ulen në auditoret e universiteteve shqiptare në vitin akademik 2022-2023. /ATSH/