Ministria e Shëndetësisë ka filluar investimet në pajisje mjekësore moderne dhe rregullimin e infrastrukturës në Klinikën e Oftalmologjisë.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia përmes një postimi në Facebook ka shkruar se shpejti do të arrijë aparatura bashkëkohore për ekzaminimin oftalmologjik për foshnjat e lindura para kohe, si dhe do të ketë rinovime e riorganizime në repartet e Klinikës A dhe B si pjesë e transformimeve nëpër klinika.
“Në vijim janë dy repartet e tjera C dhe D, së bashku me sallat operative dhe diagnostikën. Pajisjet e reja mjekësore dhe infrastruktura e përmirësuar mundësojnë saktësi dhe shpejtësi në diagnostikim, shërbime të reja, rritje të cilësisë së shërbimeve ekzistuese, dyfishim të shërbimeve, ekonomizim të shpenzimeve publike”, ka shkruar Vitia.
Postimi i plotë:
/TV Malisheva