Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se janë ndarë 60 milionë euro për listën esenciale të barnave.

Në një konferencë për media, ai ka thënë se për vitin 2023 është rritur më shumë se dyfish buxheti për Listën Esenciale të Barnave.

“Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar në lehtësimin e jetës së qytetarëve në fushën e shëndetësisë. Ministria e Shëndetësisë ka ndarë 60 milionë euro për Listën Esenciale të Barnave që është më shumë se dyfish rritje e buxhetit, krahasuar me vitin 2018 kur buxheti ishte 24 milionë euro”, ka thënë Vitia.

Në Listën Esenciale të Barnave përfshihen të gjitha produktet e parapara në koncept dokumentin për sëmundje të rralla, miratuar në Qeverinë e Kosovës në dhjetor 2022.

/TV Malisheva

Share.