Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia priti sot në takim Zeinah Salahi, Drejtoreshë e Misionit të USAID-it në Kosovë, me të cilën biseduan për bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë.
MSh-ja ka bërë të ditur se Vitia e ka falënderuar USAID-in për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Ministrisë së Shëndetësisë edhe gjatë kohës së Covid-19 përmes UNICEF-it dhe në partneritet me MSh.
Gjithashtu, Ministri Vitia falënderoi USAID-in për mbështetjen që është duke i ofruar Ministrisë së Shëndetësisë përmes ekspertëve të DAI-së në ngritjen e performancës së institucionit.
Të dy palët u dakorduan që të vazhdojë bashkëpunimi në fushat aktuale dhe mundësitë e zgjerimit në të ardhmen. /TV Malisheva