Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ka dhënë detaje rreth udhëzimit të ri administrativ për trajtimin jashtë institucioneve publike.

Ai tregoi se në këtë udhëzim përfshihet thjeshtëzimi i procedurave të aplikimit për qytetaret.

Vitia theksoi se do të bëhet me caktimin e çmimeve referente.

“Personat me status të invalidit të luftës, anëtarët e ngushtë të familjes së dëshmorëve, viktimat civile të luftës do të kompensohen në shumën maksimale, 100%, të vlerës së faturës”, tha Vitia.

/TV Malisheva

Share.