Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka realizuar dje një takim virtual me përfaqësuesit e Federatës së Mjekëve shqiptarë në Evropë, me të cilët ka biseduar mbi pandeminë COVID-19, procesin e vaksinimit, sfidat e sistemit shëndetësor dhe rrjetëzimin e mjekëve shqiptarë në diasporë.
I pari i shëndetësisë kosovare me këtë rast ka falënderuar anëtarët e Federatës së Mjekëve shqiptarë për gatishmërinë dhe vullnetin e mirë për të qenë pranë Kosovës, duke ndarë përvojat e çmuara dhe mbështetjen e ofruar për ekspertizë profesionale në përballjen me pandeminë COVID-19.
Takimi është mbajtur në kohën kur Kosova vazhdon të përballet me rënie të numrit të rasteve të reja, ku vetëm gjatë ditës së sotme janë konfirmuar 14 raste pozitive dhe një i vdekur.
Numri total i rasteve pozitive është 107.258, prej tyre 101.467 janë shëruar, 3.551 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.240 persona./TV Malisheva