Gjatë një vizite në fabrikën e Fordit në Michigan, presidenti amerikan Donald Trump ka refuzuar të bartë maskë mbrojtëse, edhe pse një gjë e tillë është e obligueshme për të gjithë që futen në çfarëdo hapësire publike në këtë shtet.

Edhe pse kjo kompani i ka njoftuar zyrtarët e protokollit të Shtëpisë së Bardhë me këto këshilla të ekspertëve shëndetësorë, nga zyra e administratës së presidentit ka ardhur përgjigja që Shtëpia e Bardhë i ka masat e saj të sigurisë sa i përket protokollit, dhe se vendosë vetë për ato.

Siç raporton CNN, presidenti kishte refuzuar të bartë maskën mbrojtëse vetëm atëherë kur në afërsi të tij ishin kameramanët e televizioneve.

Ndërkaq i pyetur se pse nuk mbanë maskë mbrojtëse para kamerave, Trump është përgjigjur duke thënë se “nuk dëshiron që t’ia jep atë kënaqësi mediave duke e shikuar me maskë”./Tv Malisheva

Share.