Tre raste të dhunës në familje janë raportuar vetëm në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas Policisë, një femër ka raportuar se në banesën e saj, vjehrra e saj ka ushtruar dhunë psikike ndaj, ndërsa bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore. Pas intervistimit të të dyshuarve, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, është arrestuar e dyshuara femër, pasi që sipas babait të saj, e dyshuara që katër vite ushtron dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës mashkull.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që e dyshuara të dërgohet në kontroll psikiatrik. E dyshuara me rekomandim të mjekëve është vendosur në sistem të mbyllur në klinikën e psikiatrisë.

Po ashtu, një femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, bashkëshorti i saj ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike në familje. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt. TV Malisheva

Share.