Instituti për Politika Zhvillimore në Kosovë (INDEP) ka propozuar strukturë prej tri bllok-tarifash për çmimin e energjisë elektrike.
Në një konferencë për media, ky institut ka propozuar ndarjen e tarifave për ata që shpenzojnë nën 600 kilovatë në muaj, ata nga 600 deri në 1200 kilovatë në muaj dhe ata të fundit me mbi 1200 kilovatë në muaj.
Sipas propozimit, për konsumatorët që do të shpenzonin deri 600 kilovatë në muaj, rritja e çmimit do të ishte 5.5 për qind, për ata nga 600-1200kW për 70 për qind e ata mbi 1200kW rritje prej 80 për qind të çmimit. Sipas INDEP-it, ky propozim është më i ulët sesa ajo që ka prezantuar ZRRE-ja. Sipas këtij instituti, raporti i ZRRE-së çon rritjen e çmimit për ata që shpenzojnë mbi 600KW mbi 200 për qind.
INDEP-i ka thënë se do t’i dërgojë propozimet si komente me shkrim edhe në ZRRE.
Në arsyetim të këtij propozimi, Liron Gjocaj, hulumtues në INDEP, ka thënë se me propozimin që ata konsumojnë deri 600KW në muaj të mos kenë shtrenjtim të çmimit të rrymës, do të bënte që të ketë ulje të interesit për masat e efiçiencës./TV Malisheva