Dje FC Malisheva arriti ta sigurojë mbetjen në Superligë, raporton TV Malisheva.

Në ndeshjen e barazhit ekipi malishevas arriti të fitojë bindshëm ndaj Vushtrrisë.

Ekipi i Malishevës përmes një shkrimi në Facebook premtoi se do të jenë më të përgatitur dhe më profesionalist në edicionin e radhës.

“Si një skuadër e re, e themeluar vonë, debutuese në Superligë për herë të parë, patëm ngritjet dhe rëniet, u përballëm me sfida e situata që ishin të reja për ne, ishte një stinor tejet i rëndësishëm per ne. Tashmë kemi përvojën e duhur, jemi maturuar dhe edicioni i ri i garave do të na gjej më të përgatitur, më kompetitiv dhe më të fortë. Për një stinor të tërë kemi mësuar shumë, dhe stinorit tjetër do t’i qasemi ndryshe, me më shumë profesionalizëm, dhe besojmë të bëjmë lojë të bukur, dhe t’i kontribuojmë mē shumë zhvillimit tē sportit në trevën tonë.”

POSTIMI I PLOTË:

𝗩𝗔𝗭𝗛𝗗𝗢𝗝𝗠𝗘̈ 𝗡𝗘̈ 𝗕𝗞𝗧 𝗦𝗨𝗣𝗘𝗥𝗟𝗜𝗚𝗔

Dje zhvilluam lojën e fundit për këtë stinor dhe me fitoren e barazhit ndal KF Vushtrrisë, FC Malisheva do të vazhdojë të jetë pjesë e BKT Superligës.

Skuadra jonë pati një paraqitje shumë të mirë dhe arriitëm të krijojmë epërsi prej dy golash që në pjesën e parë. Realizatorët e golave ishin Yoan Marc-Olivier pas asistimit të Ronald Sobowales dhe epërsinë e dyfishoi Mërgim Pefqeli pas asistimit të Marc-Olivierit. Në pjesën e dytë u akordua një penallti për skuadrën tonë dhe Mërgim Prfqeli realizon nga pika e bardhë.

Krejt në fund, Vushtrria realizoi golin e nderit, të cilin e realizoi Medin Gashi, dhe rezultati përfundimtar ishte 3:1 në favor tonin.

Si një skuadër e re, e themeluar vonë, debutuese në Superligë për herë të parë, patëm ngritjet dhe rëniet, u përballëm me sfida e situata që ishin të reja për ne, ishte një stinor tejet i rëndësishëm per ne. Tashmë kemi përvojën e duhur, jami maturuar dhe edicioni i ri i garave do të na gjej më të përgatitur, më kompetitiv dhe më të fortë. Për një stinor të tërë kemi mësuar shumë, dhe stinorit tjetër do ti qasemi ndryshe, me më shumë profesionalizëm, dhe besojmë të bëjmë lojë të bukur, dhe t’i kontribuojmë mē shumë zhvillimit tē sportit në trevën tonë.

Një qytet, një klub, një ëndërr!

#FcMalisheva #TifozeriaTornado #EidaPatroni #NjeQytetNjeKlub #FCM #BKTSuperLiga

Share.