NATO ka thënë se situata në veri të Kosovës po monitorohet nga afër nga ana e KFOR-it.
Përmes një postimi në Twitter, ka thënë se KFOR-i në bazë të mandatit të tij mbetet i përkushtuar për të ofruar siguri.
Poashtu thuhet se KFOR-i është i gatshëm për të marrë masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e Kosovës.
“KFOR-i po monitoron nga afër situatën në veri të Kosovës me organizatat vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë.  Nën mandatin e tij të OKB-së, KFOR-i mbetet fuqishëm i përkushtuar ndaj sigurisë, i gatshëm të miratojë masat e nevojshme për ta mbajtur Kosovën të sigurt”, thuhet në postimin e NATO-s në Twitter.

/TV Malisheva

Share.