Milot Rashica ka përjetuar një sezon fantastik me gjigantin turk Galatasaray, skuadër me të cilin edhe u kurorëzua me titullin e kampionit.

Galatasaray e mbylli edicionin 2022/23 me 85 pikë, tetë më shumë se Fenerbahce e vendit të dytë

Rashica ishte pjesë e rëndësishme e gjigantit turk, derisa krijoi një partneritet të rrezikshëm me argjentinasin Mauro Icardi.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës gjatë këtij sezoni realizoi katër gola.

Gjatë festës së titullit, Rashica festoi me flamurin e Kosovës, ndërsa hyri në stadium, ndërsa sot ka reaguar në rrjetet sociale duke postuar fotografi nga festa e tij me mbishkrimin “Kampion”.

/TV Malisheva

Share.