Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani ka paralajmëruar se do të votojë kundër mocionit të mosbesimit për Qeverinë Kurti.

“Do të votoj kundër çdo mocioni që e lë qoftë edhe një qytetar të vetëm pa disa nga ministrat që kemi parë dhe do të votoj kundër çdo mocioni që Kosovën e lë pa ministra si Lumir Abdixhiku dhe Arben Vitia, dhe do të votoj kundër çdo mocioni që ia pret këmbët atyre që kishin shpresën dhe ia nxin jetën të papunit”, është shprehur Osmani.

Ajo gjatë fjalimit në Kuvend tha “se disa mendjeshkurtër ia tregojnë derën”, duke aluduar tek ish-ministri Agim Veliu, i cili kishte dalë hapur kundër qëndrimit të Osmanit për mos rrëzimin e Qeverisë Kurti.

“Disa mendjeshkurtër, ma tregojnë mua derën, e rruga është ajo që ta shtron besimi qytetarë, e atë nuk e kam ndërmend ta braktisë. Kështu votoj pro shpresës dhe një jete më të mirë. Do të votoj kundër sepse qëndroj fort për fjalën për ndryshim”, tha Osmani./TV MALISHEVA/

Share.