Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur me ceremoni shtetërore nga presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan.

Vizita është paralajmëruar nga Zyra e Presidentit, derisa ky është takimi i dytë që presidentja e Kosovës po e zhvillon në Turqi.

Më herët, ajo është takuar edhe me kryeparlamentarin turk, Mustafa Sentop.

“Sot në takim me kryetarin e Parlamentit të Turqisë, z.Mustafa Şentop, me të cilin biseduam për marrëdhëniet shumëdimensionale, të cilat do të forcohen edhe më tej nga bashkëpunimi në shumë sfera, duke e llogaritur Turqinë partner strategjik në shumë procese”, ka shkruar presidentja.

/TV Malisheva

Share.