TikTok u bë i famshëm për shkak të përmbajtjes së çuditshme e cila nuk mund të gjendet në rrjetet e tjera sociale, të paktën jo në atë masë.
Mace që luajnë futboll, muzikë e filmave dhe ri-krijim i këngëve, pika të shkurtra vallëzimi e shumëçka tjëtër vendoset në TikTok, të gjitha me qëllimin t’i bëjnë njerëzit të qeshin ose të shprehin qëndrimin e tyre në një mënyrë tjetër, dhe shpesh vetëm për shkak të dëshirës së përdoruesit për të qenë pjesë e një trendi të ri.
Filloi çuditshëm, dhe më pas përmbajtja u bë spontanisht e tillë që është e vështirë të largohet nga interneti.
Çfarë ndikimi kanë rrjetet sociale dhe aplikacionet e tjera të disponueshme nga pajisjet mobile tek fëmijët dhe adoleshentët? Sipas TechCrunch, hulumtimet e reja tregojnë se fëmijët e moshës nga katër deri në 15 vjeç kalojnë rreth 85 minuta në ditë në platformën YouTube, por kalojnë pothuajse të njëjtën kohë edhe në TikTok, me mesatarisht 80 minuta çdo ditë. Kur e krahasoni sa kohë kanë kaluar fëmijët në maj të vitit të kaluar në TikTok, rezultati është që përqindja e kohës së kaluar ishte më e lartë për 116 përqind në krahasim me muajin shkurt të këtij viti.
Një tregues i rëndësishëm është se në vitin 2020, mosha e përmendur përdor lloje të ndryshme aplikacionesh çdo ditë për 100 përqind më shumë sesa në vitin e kaluar. Analiza përfundon duke thënë se fëmijët shikojnë dy herë më shumë përmbajtje me video në ditë nga sa shikuan katër vjet më parë.
Si ndikoi kjo përqindje në historinë e kompanisë që zotëron TikTok? ByteDance aktualisht është kompania më e vlefshme private në botë, e cila vlerësohet të jetë me vlerë rreth 100 miliardë dollarë.
Kujtojmë që vitin e kaluar kompania gjeneroi 17 miliardë dollarë të ardhura, nga të cilat më shumë se tre i kishte fitim neto. Bashkë me zhvillimin e TikTok, kompania gjithashtu investon në tregtinë elektronike dhe lojrat, por TikTok është ende arsyeja kryesore për këtë mbizotërim.
Sipas disa vlerësimeve, vlera mund të ishte shumë më e lartë, kompania mund të arrinte midis 150 dhe 180 miliardë dollarë nëse vendos të dalë dhe të tregtohet publikisht./ Tv Malisheva