Çekia e ka vlerën më të madhe të skuadrës sesa Kosova, në prag të ndeshjet kualifikuese mes këtyre dy ekipeve.

Çekia dhe Kosova përballen sot nga ora 20:45 në ‘Doosan Arena’ në Plzen, në ndeshjen deçizice për kualifikimin në Euro 2020.

Kundërshtarët qëndrojnë më mirë sesa skuadra jonë në aspektin e vlerësimit të lojtarëve, raporton lajmi.net.

Skuadra aktuale e Çekisë vlen rreth 114,65 milionë euro sipas ”transfermarkt”, kurse ajo e Kosovës 63.13 milionë euro. Tek të dyja ekipet nuk janë llogaritur dy sulmuesit Patrick Schick dhe Vedat Muriqi, që mungojnë për shkak të lëndimeve.

Lojtari më i shtrenjtë i takon të dyja skuadrave, pasi dy futbollistët që luajnë në Bundesligë – Pavel Kaderabek (Hoffenheim) dhe Milot Rashica (Werder Bremen) vlejnë nga 20 milionë euro.

Mosha mesatara e çekëve është 27,4, kurse e ‘Dardanëve’ 25.

Çekia në ranglistën e FIFA-së renditen në vendin e 43, kurse Kosova në 113-tin.

Share.