Prezantimi zyrtar i të shumëpriturit Volkswagen Golf 8 bëhet më 24 tetor, ndërsa një grup çek ka arritur ta fotografojë për ta shfaqur në tërësi

Javën e kaluar, Volkswagen tregoi gati në tërësi se si duket Golf i ri, vetëm se në imazhin e parë që shpërndau për këtë model, ia kishte mbuluar dritat e përparme.

Tashmë, mund ta shohim si duket edhe ky detaj, sepse një grup i adhuruesve çek të makinave Volkswagen, postuan në rrjetet sociale si duket Golf i ri, përfshirë edhe brendësinë.

Në kabinën e gjeneratës së tetë të Golfit, është vënë sistemi teknologjik, përfshirë edhe ekranet gjigante, njëjtë sikurse te modeli Taureg. Derisa, timoni dhe sistemi i ndryshimit të shpejtësive është i ngjashëm me atë nga Passat dhe T-Cross.

Më 24 tetor, është prezantimi zyrtar i Volkswagen Golf të ri, që është pritur për një kohë të gjatë, sepse është punuar që të punohet sa më mirë.

Fotografia e Som fanúšik Volkswagenov

 

Share.