Derisa janë bërë disa muaj që kur është shfaqur Volkswagen Golf GTR dhe pritej që të arrijë një version i fuqishëm i Golf R, ky prodhues ka punuar në diçka tjetër.
Kur të gjithë e prisnin këtë model, Volkswagen e ka sjellë versionin TCR, që është në mes të GTI dhe Golf R.
Reporterët që merren me makinat e reja, e kanë parë Golf GTI TCR derisa testohej në rrugë me borë, ndërsa tani u pa derisa testohej në pistë dhe pamjen e kishte të zbuluar në tërësi.
Ngjanë shumë me Golf GTI dhe mund të duket i njëjtë, por sistemin e pezullimit e ka shumë më të ulët, dukja e pjesës së përparme është shumë më e egër, ka hapësira më të mëdha për hyrjen e ajrit, si dhe një krah të madh në pjesën e pasme.
Sistemi i nxjerrjes së gazrave në modelin e ri, do të ketë formë ovale, ndërsa do të ketë rrota shumë më të mëdha.
Brendia e Volkswagen Golf GTI TCR nuk është parë, por besohet të ketë ulëse të reja sportive, si dhe timon të ri shumë më atraktiv edhe të mirë./ Tv Malisheva