Volkswagen ka ofruar për shitje modelin e ri SUV të Tiguan – bëhet fjalë për versionin e ri plug-in hibrid.
Për ta vënë në lëvizje, kjo veturë përdor motorin 1.4 litra TSI dhe një tjetër me rrymë. E për bartjen e fuqisë motorike në rrota, është montuar ndërruesi automatik me gjashtë shpejtësi.
Fuqia e kombinuar arrin në 245 kuaj-fuqi, derisa temperaturat kur jashtë arrijnë në minus 10 gradë celsius, sistemi i tërheqjes është i programuar në atë mënyrë që kyç elektromotorin.
Tiguan eHybrid nuk mund të lëvizë me shpejtësi mbi 50 km/h në motorin elektrik. E bateria gjendet në dyshemenë e veturës, mes pjesës së përparme dhe të pasme të ulëseve.
Përveç mbushësit në shtëpi, ai mund të karikohet edhe në mbushësit prej 2.3 apo 3.6 kW. Kjo veturë në variantin standard vie me fellne prej 17 inç.
Kur flasim për çmimin e Volkswagen Tiguan eHybrid në Gjermani do të kushtojë 42.413 euro./TV Malisheva