Kompania gjigante Volkswagen ka rifilluar këtë të hënë punën në njërën nga fabrikat më të mëdha që ka në Evropë, pavarësisht situatës me koronavirus.
Të inkurajuar në rënia e personave të infektuar, Gjermania ka lehtësuar masat e marra, transmeton IndeksOnline.
Grupi Volkswagen, i cili gjithashtu zotëron markat Skoda, Audi, Bentley, Porsche dhe Seat, po rifillon prodhimin në fabrikën e tij në Ëolfsburg, Gjermani, si dhe në fabrikat në Portugali, Spanjë, Rusi, Afrikën e Jugut.
Kapaciteti i prodhimit në Wolfsburg do të jetë vetëm 10% -15% për të filluar, dhe do të arrijë rreth 40% të niveleve të para krizës pas rreth një jave, tha Andreas Tostmann, anëtari i bordit të markës VW përgjegjës për prodhimin./ Tv Malisheva