Një vit pas premierës së tij botërore, filloi prodhimi i Volvo XC40 Recharge P8 AWD.
Volvo, sikurse edhe BMW, nisi prodhimin e modelit të parë elektrik SUV në fund të shtatorit.
Ashtu sikur në rastin e BMW iX3, i cili është i ngjashëm me X3 konvencional, prodhuesi suedez ka dizajnuar SUV-in e tij elektrik me XC40 të rregullt.
XC40 Recharge P8 AWD është montuar në një platformë mekanike Compact Modular Architecture (CMA) të zhvilluar së bashku me grupin kinez Geely, i cili gjithashtu zotëron Volvo.
Sistemi i shtytjes elektrike ndahet me modelin Polestar 2 dhe përbëhet nga dy motorë elektrikë me një fuqi totale të kombinuar prej 408 kuaj fuqi (300 kW).
Falë tyre, Recharge XC40 përshpejton nga 0-100 km/orë për 4.9 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është e kufizuar në mënyrë elektronike në 180 km/orë.
Motorët ushqehen nga një bateri litium-jon 78 kWh, e cila siguron autonomi maksimale deri në 418 km, sipas standardit WLTP.
Volvo XC40 Recharge është prodhuar në Belgjikë dhe çmimi në Gjermani fillon nga 60.437 euro. /TV Malisheva