Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar pas takimit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Pikërisht: ka shumë të ngjarë që Vuçiq të ketë rënë dakord të takohet me Zelenskyn për të ushtruar kryesisht presion mbi Ukrainën për sigurim të armëve në këmbim të mosnjohjes së Kosovës”, ka shkruar ajo në “X” derisa ka shpërndasr tëeetin e deputetit ukrainas Oleksiy Goncharenko ku ka thënë se duhet ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Ajo ka thënë po ashtu se shpreson që Zelensky e kupton se çfarë rreziku politik mund të sjellë një marrëveshje e tillë.

“Pavarësia dhe stabiliteti i Kosovës janë gjithashtu në interes të Ukrainës”, ka shkruar ajo.

/TV Malisheva

Share.