Familja jonë nuk do t’u lërë vetëm, theksoi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një mesazh publikuar sot në Twitter për vendin më të prekur në Evropë, Italinë nga epidemia e koronavirusit të ri.

“Në këto kohë kaq të vështira, dëshiroj t’u them, të gjithë ju që luftoni virusin, që nuk jeni vetëm”, deklaroi shefja e ekzekutivit, në emër të “familjes së madhe” të Bashkimit Evropian.

Në Itali virusi ka shkaktuar tashmë më shumë se 600 të vdekur.

“Ne jemi të gjithë Italianë”, shtoi ajo.

“Komisioni Evropian do të bëjë gjithçka për t’iu mbështetur”, premtoi Ursula von der Leyen para se të detajonte masat e marra tashmë nga BE për koordinimin e përgjigjes për përhapjen e sëmundjes.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha sot se epidemia e krijuar nga COVID-19, e cila ka infektuar më shumë se 110 000 njerëz në të gjithë botën që nga fundi i dhjetorit, mund të konsiderohet një “pandemi”.

“Ne vlerësojmë se COVID-19 mund të karakterizohet si një pandemi”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë për shtyp në Gjenevë.

“U bëj thirrje të gjithëve që të marrin masa urgjente dhe agresive që nga dita e
parë. I kemi rënë kambanës së alarmit shumë fort dhe shumë qartë”, theksoi ai./TV MALISHEVA/

Share.