Eurodeputeti austriak Andreas Schieder ka deklaruar se e mirëpret liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, i cili duhet të hyjë në fuqi jo më vonë së 1 janari i vitit të ardhshëm, atëherë kur do të hyjë në funksion edhe sistemi ETIAS.

“Vonesat e mëtejshme janë të papranueshme”, ka thënë ai.

Këto komente ai i bëri në Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian ku prezantohen raportet për Kosovën dhe Serbinë.

“Dialogu Beograd-Prishtinë i udhëhequr nga BE-ja duhet të intensifikohet për të normalizuar marrëdhëniet dypalëshe. Veprimet përshkallëzuese gjatë muajve të fundit nga Serbia dhe akterët e sponsorizuar nga serbët duhet të denoncohen. Njohja ndërkombëtare e Kosovës duhet të vendoset në gur”, shtoi eurodeputeti austriak.

/TV Malisheva

Share.