RB Leipzig raportohet se është duke bërë përpjekje për të rrëmbyer objektivin e Manchester United për të emëruar trajnerin e Ajaxit Erik ten Hag si trajnerin e tyre të ardhshëm.
Është raportuar shumë ditëve të fundit se 52-vjeçari ka mposhtur konkurrencën e Mauricio Pochettinos për t’u bërë trajner i ardhshëm i “Djajve të Kuq”, pasi periudha e përkohshme e trajnerit Ralf Rangnick përfundon në verë.
Megjithatë, sipas “The Telegraph”, skuadra e Bundesligës thuhet se ka bërë lëvizje për ta sjellë holandezin në Gjermani në fund të sezonit.
Vonesat e konfirmimit të lëvizjes së Ten Hag në Angli thuhet se kanë irrituar drejtuesit e Ajaxit dhe Leipzigu po përpiqët të përfitojë nga një kolaps eventual i këtij operacioni.
/TV Malisheva