Gjykata Supreme ka konfirmuar ankesën e Lëvzijes Vetëvendosje lidhur me numërimin e votave nga diaspora.
Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në facebook ka njoftuar se sot kanë marrë vendimin nga Gjykata Supreme ku u konfirmua e drejta e bashkatdhetarëve dhe u hap rruga për numërimin e pakove me vota të ardhura prej tyre.
Ja njoftimi i plotë:
Sot në ora 16:19 morëm vendimin nga Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës ku u konfirmua e drejta e bashkatdhetarëve tanë dhe më në fund u hap rruga për numërimin e pakove me vota të ardhura prej tyre.
Presim që sa më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mblidhet dhe të marrë vendimin për të vijuar me procedurat e verifikimit dhe numërimit të këtyrë fletëvotimeve.
E gjitha kjo mund të ishte evituar nëse prej 12 tetorit KQZ do të kishte lejuar administratën e KQZ-së që t’i numëronte këto fletëvotime.