Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Ekrem Krastrati, para pak minutash ka votuar.

Postimi i plotë:

Sot është një ditë e rëndësishme për secilin qytetarë të komunës së Malishevës.

Jam shumë i lumtur sot, tek sa qytetarët tanë po vendosin përmes të drejtës së tyre me votë, për drejtuesin e Malishevës për 4 vitet e ardhshme.

Pavarësisht dallimeve partiake e bindjeve politike, kërkoj nga secili qytetar i yni, të dalin dhe të votojnë, që t’i kontribuojnë ecurisë së mirë të kësaj dite zgjedhore, që ta ndihmojnë demokracinë, sepse këto zgjedhje janë për qytetarët tanë, janë për të mirën e Malishevës.

Share.