Xhelal Sylejmani, qytetar nga komuniteti boshnjak, ka votuar në zgjedhje në Mitrovicë e veriut.
Ai tha se nga këto zgjedhje pret punësime dhe çdo të mirë për të gjithë qytetarët. Ai tha se numri i votuesve do të rritet ende pasi është ditë pushimi.
“Të gjitha të mirat, punësimet krejt të mirat për të gjithë. Edhe dielli po rrezaton. Është e diele ditë pushim ende janë në gjumë”, tha ai.
Sylejmani po ashtu tha se shqiptarët dhe serbet mund të shkojnë bashkë.
“Mundet pse nuk mundte, pse s’mundet kur shkon biznesi shkon krejt”, tha ai.
Të drejtë vote kanë 45 mijë e 95 votues, kurse nga KQZ kanë njoftuar se procesi është duke shkuar në mënyrë të rregullt.
/TV Malisheva